Enca Haxhiu

Kush është personi i famshëm me të cilin Enca ka dalur së fundi?

Enca Haxhia është emër shumë i lakuar në shtyp.
Enca njihet për paraqitjet tejet provokuese, për të cilat merr vëmendjen e publikut, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka qenë e ftuar në “Prive”, ku tregoi për dhjetë gjërat që nuk i kemi ditur rreth saj.

Ndër të tjera, ajo tregoi që së fundi ka dalur me një person të famshëm që numëron 10 milionë ndjekës në Instagram.

Duke e ditur që pas kësaj deklarate fansat e saj do të kërkojnë rreth tij, ajo tha që nuk e ka ‘follow’ për momentin, kështu që e la në pikëpyetje se kush mund të jetë ky person.