Kush është nobelisti i ekonomisë Milton Friedman të cilin e përmendi Albin Kurti

Albin Kurti dje në një paraqitje televizive shfaqi edhe platformën e tij mbi ekonominë në atë se cila do të jetë qasja e tij për zgjidhjen e problemeve ekonomike në Kosovë.

Gjatë debatit ai theksoi se forca e tregut gjendet vetëm në teori në librat e Milton Friedman, jo në praktikë.

Milton Friedman është nobelist i ekonomisë, ai njihet për librin, “Kapitalizmi dhe Liria” për këshillat që i kishtë dhën opinionit të gjerë amerikan mbi zgjidhjen e problemeve ekonomike gjatë shekullit XX.

Njëra ndër tezat e tij më të njohura është fakti se liria ekonomike e konsiston lirinë politike. Botëkuptimet e tij parashohin derregullim të tregut dhe ndikim minimal shteteror ajo që në terminologjinë politike njihet si “Shteti Minimal”.

Tezat e Friedmanit ringjallën ekonominë amerikane dhe angleze, por nxitën edhe një valë të madhe kërkesash për liri ekonomike – këtë i’a arriti Kina duke u ndaluar me centralizmin ekonomik e kalimin në një ekonomi vetorientuese dhe derregulluese.

Albin Kurti njihet për botëkuptimet e tij ekonomike ku i jep përparësi shtetit për më shumë kontrollim në ekonomi.

Në Kosovë prej pasluftës ka pasur ndikim të madh shteti mbi tregun duke qenë përcaktues i lojërave tregtare. /Ballkani.info/

loading…