Kush është Mohammed Al Barwani, miliarderi që dëshiron të investojë në Kosovë

Miliarderi arab është duke qëndruar në Kosovë dhe po zhvillon takime të nivelit të lartë.

Mohammed Al Barwani është takuar me kryeminsitrin Ramush Haradinaj dhe me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Por kush është Mohammed Al Barwani?

Al Barwani është ndër 50 arabët më të pasur në botë dhe fushëveprimtaria e tij qëndron tek energjia, minierat dhe nafta.

Mohammed Al Barwani, është themelues dhe kryetar i grupit “MB Holding”, që në fillim ishte si “MBTrading” e themeluar në vitin 1982.

Al Barwani është një inxhinier i kualifikuar i naftës, ai filloi me “MB Holding” duke ofruar produkte për kompani si “Oqeani i Zhvillimit të Naftës” në pronësi të shtetit dhe gjigantit amerikan “Occidental Petroleum”, përcjell Ballkani.info

Më pas, atij i kërkohej të merrte një pajisje të naftës për FDO dhe më pas siguroi një kontratë për tri pajisje të tjera.

Që atëherë, kompania e tij shkoi nga forca në forcë. Ajo është funksionale në 20 vende dhe ka më shumë se 6.000 persona të punësuar.

Energjia mbetet pjesa dominuese e biznesit të tij dhe filialet e saj kanë interesa në shërbimet e naftës, eksplorimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit, inxhinieri, minierat dhe tregtia./Ballkani.info/