Kush është kosovarja në Zvicër që temë diplome kishte historinë e familjes Jashari

Rrëfimi i Kosovarës në Zvicërr që i preku zvicërianët, e cila temë diplome e kishte historinë e familjes Jashari.

Lindur në Zvicër, dy vite pas mbarimit të Iuftës në Kosovë, Elmedina Buja, kuptohet që nuk mund të dinte menjëherë për historinë më të freskët të vendlindjes së prindërve të saj.

Teksa ajo rritej, dhe gjatë vizitave të rregullta në Kosovë, filloi të kuptonte se disa gjëra nuk ishin njëjtë me vendin ku ishte lindur dhe po rritej.

Shihte shumë shtëpi të djegura dhe të shkatërruara nga Iufta e fundit, numër të madh të skamnorëve nëpër rrugë.

Të gjitha këto vetëm sa e shtonin kureshtjen e saj se çfarë kishte ndodhur me të vërtetë në këtë vend, pse nuk është njëjtë si në Zvicër.

E lënduar nga ajo që shihte, pyetjet që u shtronte prindërve të vet, ishin të pafundme. Me insistimin e saj, prindërit i kishin shpjeguar gjerë e gjatë për gjithçka kishte ndodhur në Kosovë, në vitet kur ajo ende nuk kishte lindur. Me po të njëjtat pyetje ishte përballur edhe gjyshi i saj, i cili kishte përjetuar edhe Iuftën e Dytë Botërore.

Para 4 vitesh, gjatë vizitës së saj në Kosovë, së bashku me prindërit, vendosin të vizitojnë Kompleksin memorial të Jasharajve, në Prekaz.

Tema e diplomës
Nga ajo që kishte parë dhe dë.gjuar për atë çfarë kishte ndodhur në atë vend e me Familjen Jashari, pyetjet e Elmedinës, tashmë kishin marrë një drejtim tjetër.

Ajo i kishte vënë vetes përpara qëllimin që heroizmin, tragjedinë dhe sakrificën e Familjes Jashari, ta ndajë edhe me opinionin zviceran. Pasi që vijonte mësimet në gjimnaz, me orientim për Ekonomi dhe Drejtësi, Elmedina edhe kishte vendosur që tema e maturës, të ishte pikërisht “Familja Jashari“.

Biseda me dëshmitarë
E vetëdijshme për barrën që po merrte, për të rrëfyer një të vërtetë të madhe, si dhe me përkrahjen e madhe të nënës së saj, ajo filloi të punonte në temën që kishte një domethënie të madhe e të rëndësishme për të.

Duke qenë se ishte një temë e ndjeshme për të, Elmedina i kushtoi një kujdes të veçantë saktësisë së fakteve në atë që do të shkruante për Familjen Jashari.

Për të bërë një punim çfarë ajo dëshironte, Elmedina, merr rrugën për në Prekaz, ku dhe kishte aranzhuar disa takime-intervista me disa nga protagonistët e kësaj ngjarjeje.

Kështu ajo përfundoi me sukses këtë qëllim që ia kishte vendosur vetës.

May be an image of standing and indoor
May be an image of one or more people, people standing and text