Këngëtarja shqiptare Rovena Dilo ka kohë që nuk ka qenë pjesë e skenës muzikore, shkruan GazetaBlic
Ajo së fundi ishte e ftuar në emisionin ‘Oxygen’, të Besim Dina.Këngëtarja rrëfeu disa momente të veçanta për jetën e saj.
Ajo në emisionin ‘Oxygen’, me showman-in Besim Dina, ka treguar se si tha ‘Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës’, derisa në Shqipëri po mbahej festivali ‘Kënga e Stinës’.‘Në Shqipëri po mbahej një festival i stinës, ndërsa në Kosovë ishte luftë. Familja ime kishte lidhshmëri me Kosovën, mua me vinte keq që tek ne këndohej, ndërsa në Kosovë po vriteshin shumë njerëz. Më është dashur ta këndoj këngën time, por kur dola në skenë patjetër që nuk munda ta mbaj atë pakënaqësinë që kisha dhe e thashë “Rrnoftë ajo ushtri që po mbron vendin, rrënoftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me kritikuan shumë u përfol aq shumë, pse e tha këtë, si e tha. Por unë e thash’, shtoj këngëtarja.Tutje ajo zbuloj se ishte këngëtarja e parë e cila publikisht para publikut në televizion e tha këtë për Kosovën.
Ndryshe, këngëtarja së fundi është paraqitur në ‘Kënga Magjike‘ me këngën ‘Ke le për mu‘.







