Kush është Ekrem Imamoglu njeriu që ia mori “krenarinë” Erdoganit

Ekrem Imamoglu është kryetari i ri i bashkisë së Stambollit, bashkisë me mbi 15 milionë banorë.

Imamoglu është fytyra e re e udhëheqjes së qytetit më të madh turk, qyteti i cili ishte në dominim e partisë së presidentit turk Erdogan.

Kjo humbje ka bërë që të vije në diskutim dhe “paprekshmëria” e Erdoganit dhe pushtetit të tij, që perëndimi e cilëson si autokrat në udhëheqjen e tij.

Presidenti Turk Rexhep Tajip Erdogan, pësoi humbjen më të madhe të karrierës së tij politike të dielën, pasi kandidati i tij për bashkinë e Stambollit, Binali Yildirim pranoi humbjen në zgjedhjet e përsëritura.

Rezultati zgjedhor nxjerr kontrollin mbi qytetin më të madh të Turqisë nga Erdogan dhe mbaron dominimin e partisë së tij 25-vjeçare atje.

Kundërshtarët thonë se një humbje e tillë shkakton atmosferën e presidentit për pamposhtjen, duke treguar se dobësia e tij në pushtet pas 16 vjetësh po dobësohet. Kjo disfatë, gjithashtu e vë Erdoganin në një pozicion mjaft të pafavorshëm në kohën e marrëdhënieve të tensionuara me Shtetet e Bashkuara dhe me vendet e tjera të perëndimit, ndërsa Erdogan kryeson grupin e G20, të takimeve të nivelit të lartë këtë javë, ku ai planifikon të ketë bisedime me Presidentin Trump për të trajtuar mosmarrëveshje të ndryshme, shkruan Ballkani.info.

Dy orë pas mbylljes së vendvotimeve, kandidati i preferuar i Erdoganit, Binali Yildirim, pranoi humbjen në televizionin kombëtar. “Vullneti kombëtar u shfaq sot edhe një herë më shumë”, shkroi presidenti turk në Twitter. Duke iu referuar kandidatit të opozitës, ai shkroi: “Unë e përgëzoj Ekrem Imamoglu, i cili fitoi zgjedhjet, sipas rezultateve jozyrtare”.

Agjencia e lajmeve ANKA raportoi se me të gjitha votat e numëruara, Imamoglu kryesoi me 54 përqind, krahasuar me 45 përqind për Yildirim. Agjencia gjysmë zyrtare Anadolu Agency tregoi një rezultat të ngjashëm me 99 përqind të votave të numëruara.

Imamoglu e fitoi kryeqytetin “shpirtëror” të Turqisë dhe njëherësh “krenarinë” e Presidentit Turk, Erdogan.

Por, kush është Ekrem Imamoglu njeriu që e mposhti dominimin 25 vjeçar të Erdoganit dhe partisë së tj AK PARTI.

I lindur në qytetin e Trabzonit, Ekrem İmamoğlu përfundoi arsimin e tij fillor, dhe të mesëm në qytetin e tij të lindjes. Në vitin 1992, filloi karrierën e tij në kompanitë familjare të cilat ishin të angazhuara në ndërtim dhe kontraktim, nuk shkoi dhe shumë ai u ngrit në pozitën e udhëheqësit të kësaj kompanie, shkruan Ballkani.info.

Imamoglu ka dhe një karrierë si futbollist amator, dhe dashuria e tij për futbollin bëri që ai të angazhohet dhe si menaxher në klubin e kutbollit “Trabzonspor”, gjithashtu ai ka qenë njëri ndër themeluesit dhe nënkryetar i klubit të basketbollit “Trabzonspor”.

Ekrem Imamoglu ka kontribut shumë të madh qytetin e tij të lindjes për kulturën dhe sportin në përgjthësi.

Pasi u bë anëtar i CHP në vitin 2008, ai u bë kandidat i distriktit të Stambollitnë vitin 2009.

Më 2009, u emërua si president i qarkut nga VQA. U bë Presidenti i parë i Qarkut i zgjedhur në Kongresin e Parë të Qarkut Beylikdüzü të mbajtur më 27.12.2009.

Në kongresi e partisë CHP i mbajtur më 2012 Imamoglu ri-zgjidhet si president i qarkut. Në këtë proces, ai drejtoi Referendumin 2010 dhe Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2011. Imamoğlu, i cili synonte qeverisjen lokale në Zgjedhjet Vendore 2014, përfundoi pozitën e tij si president i distriktit.

Ekrem İmamoğlu gjtihashtu është anëtar i shumë organizatave joqeveritare, përfshirë Shoqatën e Mendimit “Atatürk”, Shoqatën për Mbështetjen e Jetës Bashkëkohore, Klubin Kızılay, etj.

Ekrem İmamoğlu jeton në Stamboll prej 23 vitesh dhe është baba i tre fëmijeve. /Ballkani.info/