Donik Sallova, së fundi është bërë anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndonëse dikur ai shfaqte doza kritike ndaj Vetëvendosjes, Donik Sallova në prononcimin e tij për klankosova.tv, ka thënë se ka disa arsye që ai tashmë është pjesë e kësaj lëvizje.
”Pak a shumë vizioni im për shtetin e Kosovës dhe të ardhmen e Bashkimit Kombëtar përkon me Lëvizjen Vetëvendosje, ndaj i kam mbështetur në faza e forma të ndryshme, prandaj jam aty sot”.
”Si mbështetës i idesë së Bashkimit Kombëtar, përmes forcimit të shtetit të Kosovës, tek Lëvizja Vetëvendosje shoh mundësinë e vetme që të punojë në këtë drejtim”.
Sallova ka folur edhe për ndryshimet e qëndrimeve të tij ndaj Vetëvendosjes, duke theksuar përafrimin me këtë lëvizje nga 2013-ta, kur kundërshtohej Pakoja e Ahtisarit.
”Nga 2013 jam përkrahës me intensitete të ndryshme i Lëvizjes Vetëvendosje ndërkaq përkrahës i parimeve të Vetëvendosjes që nga koha e kundërshimeve të Pakos së Ahtisarit”.
Ai thotë se ka një përafrim me Lëvizjen Vetëvendosje nga viti 2013 e tutje, veçanërisht prej vitit 2017.
Donik Sallova ka qenë edhe në Lidhjen Demokartike të Kosovës, pastaj edhe në Alenacën Kosova e Re të Behgjet Pacollit, dhe së fundit e ka gjetur veten edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.
Sallova sot u anëtarësua në Lëvizjen Vetëvendosje ku lideri i saj Albin Kurti bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, e mirëpritën në selinë qendrore.







