Kush është Bashkim Jashari që raportohet se do të jetë komandanti i ri i FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama,  raportohet se ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Sipas këtyre raportimeve, vend të Ramës, pritet të emërohet Bashkim Jashari, i cili përket familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, përkatësisht është djali i Rifat Jasharit.

Ndryshe, para disa ditësh në media ishte raportuar se Rama pritet të shkarkohet nga pozita e komandantit të FSK-së.

I njëjti kishte deklaruar se nuk ka marrë ende asgjë zyrtare.