Kush është arkitekti i njohur që i është futur garës për deputet

Xhafer Plakiqi, biznesmen dhe arkitekt i njohur nga komuniteti është futur në garën për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate.

Plakiqi në njofitmin e tij në rrjetin social facebook ka paralajmëruar se nga tani është në garën për deputet nga NISMA, dhe falenderon strukturat e partisë për përkrahje në veçanti liderin e NISMA-s Fatmir Limajn për besimin dhe përkrahjen.

Më poshtë e keni të plotë postimin e Plakiqit në facebook:

Miq të nderuar,

Jam i vetëdijshëm që përkundër pritjeve për dy dekada për ditë më të mira, jeni lodhur nga keqqeverisja, abuzimi dhe luajtja me ndjenjat tuaja dhe mbi të gjitha me krenarinë tuaj dhe si rezultat të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët; IRITIMIN EKSTREM tuajin ndaj politikbërjes dhe keqqevrisjes në vend.

Meq jemi një vend që na imponohen sistemet politike dhe ekonomike, duhet të gjejmë guxim dhe forcë qytetare dhe intelektuale që t’i përgjigjemi sistemit demokratik në Kosovë, që përmes besimit tuaj, duke përkrahur njerëzit të cilët nuk jetojnë nga politika, por dijnë të bëjnë politikë dhe të cilët nuk abuzojnë me ekonominë e tregut por janë kontribues në ekonominë e tregut.

Për një njeri të ndërgjegjshëm nuk është e lehtë të vendosë vetën në peshorën politike, e aq më shumë në këtë kohë, por jeta na ka mësuar që fitues jemi atëher kur gjejmë forcë edhe kur rrëzohemi dhe përbuzemi.

Me këtë dua të ju kujtoj se Nisma Socialdemokrate dhe njëherit lideri Fatmir Limaj më kanë dhënë mbështetjen që të kërkoi besimin tuaj, që me fuqinë time intelektual dhe morale si ligjvënës i ardhëshëm, të kontribuoj në Ligje më të mira për ekonomi të tregut, mirëqenie sociale, shërbime shëndetësore, punësim dhe paga të dinjëtetëshme, mbrojtje sociale, arsim cilësorë, bujqësi të zhvilluar dhe ambient të pastër.

Duke mos i’u ngarkuar me parimet e teorisë Socialdemokrate, të vjetërit tanë, na kanë lënë nektarin më të çmuar, duke na kujtuar që prijës i mirë është ai i cili njërën dorë mbanë në shtet dhe tjetrën në POPULL. Me këtë ju kujtoj dhe njëherit kërkoi nga ju që nëse më jepni besimin që të jem ligjvënës në legjislaturën e ardhëshme do të jem ZË I FUQISHËM i juaji, i bizeneseve dhe njëherit i mirëqenies sociale në vend.

Me respekt;

ZËRI JUAJ