Arbenita Krasniqi Halilaj është këshilltare politike e zëvendëskryeministrit në detyrë, Fatmir Limaj. Ajo po ashtu është kryetare e Forumit të Gruas së Nismës Socialdemokrate në Prishtinës.
Arbenita Krasniqi Halilaj ka vendosur të kandidoj në listën zgjedhore për deputete në kuadër të koalicionit NISMA-AKR-PD.
Ajo në listë është renditur në numrin 21.
Postimi i plotë:
Miq të respektuar,
Me një falenderim të veçantë për besimin dhe hapësirën e barabartë të ofruar nga kryetari i NISMA-së z.Fatmir Limaj, ju njoftoj se do të jem kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Jam e nderuar që kontributi i deritashëm më është vlerësuar, gjë që më motivon të jem pjesë e kësaj gare zgjedhore dhe të përfaqësoj politikat e NISMA Socialdemokrate të dëshmuara si zgjidhja e vetme për një shtet të së drejtës.
Për fund të nderuar miq, kërkoj besimin tuaj për një përfaqësim dinjitoz në legjislaturën e ardhshme me subjektin politik që ka guximin për të marrë përgjegjësi për ndryshim.
#NISMASocialdemokrate
#ArbenitaKrasniqi-Halilaj #21
#bashkëpërshtetin!
#bashkëpërFatmirLimajKryeministër!







