Policia e Kosovës ka arrestuar persona të cilët dyshohet se kanë shantazhuar kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Kjo u bë ditur nga vet Nura, përmes një shkrimi në Facebook.

“Me keqardhje ndaj të gjithëve që janë ndjerë të shqetësuar nga lajmet e sotme ku u apostrofua emri im, lidhur me përpjekjet e një grushti shantazhuesish (brenda të cilit mund të ketë figura me përgjegjësi publike) të lidhur për një qëllimi të përbashkët kriminal – material dhe politik, sot filluan të përfundojnë në pranga të policisë!”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka theksuar se këtë çështje ia ka besuar drejtësisë.

“Duke iu besuar organeve të drejtësisë, të cilat janë të thirrura të zbardhin gjithçka, dhe çfardo tjetër lidhur me këtë proces – tashmë të filluar”,  shkroi Nura në llogarinë e tij në Facebook.