Kush e drejtoi KFOR-in që nga arritja në Kosovë më 1999?

Ferenc Kajari është hungarezi i parë në krye të KFOR-it, dhe i 26-ti komandant në 23 vjet të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Komandanti atkual i KFOR-it, Ferenc Kajari

Por kush janë paraardhësit e tij që nga 12 qershori 1999 erdhën në Kosovë, pasi e çliruan duke e bombarduar Serbinë?

Më së shumti pati italianë, rrafsh 12. Të dytët ishin gjermanët me 7. Franca ia dha KFOR-it 3 komandantë, ndërsa nga një Britania e Madhe, Norvegjia dhe Spanja,  njofton Klankosova.tv.

Pesë komandantët e parë kishin mandat nga  6 muaj, e të tjerët vazhdojnë me nga një vit.

Në vazhdim i sjellim me radhë ushtarakët që njihen edhe me shkurtesën COMKFOR.

Komandanti i parë i KFOR-it, Michael Jackson. Ai shërbeu në Kosovë nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 8 tetor të 1999-ës.

Gjermani Klaus Reinhardt ishte në krye të KFOR-it nga data 8 tetor e vitit 1999 deri më 18 prill të vitit 2000.
8 tetor 1999 – 18 prill 2000.

Nga 18 prilli i vitit 2000 deri më 16 tetor 2000, komandandën e misionit paqeruajtës të KFOR-it e mbajti Juan Ortuno.

Carlo Cabigiosu ishte komandant i KFOR-it nga 16 tetor 2000 – 6 prill 2001.
Thorstein Skiaker – Komandant i KFOR-it nga datat 6 prill 2001 – 3 tetor 2001

Gjenerallejtënant Marsel Valentin – 3 tetor 2001 – 4 tetor 2002

Italiani Fabio Mini – ishte shef i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë nga 4 prilli 2002 deri më 3 tetor 2003.

Holger Kammerhoff – 3 tetor 2003 – 1 shtator 2004

Yves de Kermabon – 1 shtator 2004 – 1 shtator 2005

Giuseppe Valotto – 1 shtator 2005 – 1 shtator 2006.

Gjenerallejtënant Roland Kather – 1 shtator 2006 – 31 gusht 2007.

Xavier de Marnhac, 31 gusht 2007 – 29 gusht 2008.

Giuseppe Gay – 29 gusht 2008 – 8 shtator 2009.

Markus Bentler, 8 shtator 2009 – 1 shtator 2010.

Erhard Buhler, 1 shtator 2010 – 9 shtator 2011.

Gjeneralmajor Erhard Drews, 9 shtator 2011 – 7 shtator 2012.

Gjeneralmajor Volker R. Halbauer, 7 shtator 2012 – 6 shtator 2013.

Gjeneral Major Salvatore Farina – 6 shtator 2013 – 3 shtator 2014.

Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo – 3 shtator 2014 – 7 gusht 2015.

Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglieta, 7 gusht 2015 – 1 shtator 2016.

Gjeneral Major Giovanni Fungo, 1 shtator 2016 – 15 nëntor 2017.

Gjeneral Major Salvatore Cuoci, 15 nëntor 2017 – 28 nëntor 2018.

Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, 28 nëntor 2018 – 19 nëntor 2019.

Gjeneral Major Michele Risi, 19 nëntor 2019 – 13 nëntor 2020.