Zgjedhjet brenda partisë e cila aktualisht është në opozitë, Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mbahen në maj të këtij viti.

Zyrtarisht ende nuk dihet se kush do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së.

Në një anketë të Ballkani.info, të pyetur se kush do të dëshironin ta udhëheqë LDK-në, qytetarët kanë parapëlqyer deputeten Vjosa Osmani.

Në anketë kanë komentuar rreth 1200 qytetarë, ku 90% prej tyre kanë votuar për Vjosa Osmanin.

Në pjesën tjetër të mbetur, qytetarët kanë përmendur Arban Abrashin, Kujtim Shalën dhe Lutfi Hazirin. /Ballkani.info/