“Kush ban namaz nuk thotë bamani një foto”, Gold AG përplaset me gazetarin Visar Duriqi për foton ku shihet duke u falur në rrugë

Gazetari kosovar, Visar Duriqi, ka komentuar sot fotografinë e këngëtarit Gold Ag teksa shihej duke falur namaz në Rrugën e Kombit. Duriqi ka thënë se njeh shumë njerëz që luten pesë herë në ditë, por që nuk i thonë askujt që t’i fotografojë gjatë kohës sa luten.

Derisa këngëtarit Arian Agushi i është referuar si ‘shtetas i Serbisë që s’din me knue”.

“Njoh shume njerez qe bajne namz. 5 here ne dite bile. Ama, nuk i thone kerrkujt: boma nje foto!, si ky shtetasi i Serbise qe s’din me knue, GoLLd Aga”, ka shkruar Duriqi.

Ndaj këtij komenti të Duriqit s’ka vonuar as përgjigja e Gold Ag, i cili ka publikuar fotografinë e gazetarit Duriqi teksa shihet i gjakosur pas sulmit fizik që i ishte bërë nga persona të panjohur.

“Pa më thuaj kush ta iqi o Visar Duriqi”, ka shkruar Gold Ag, i cili pas pak minutash e ka shlyer postimin.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=20283496&v=2.1&guid=ef3a0c74c849439c944f6f34fe9adcc853dfa69043d34c37a4cd12734912a98b

Nuk vonoi shumë dhe reperi fshiu postimin ku shihej Duriqi i përgjakur dhe publikoi një status duke e fyer rëndë gazetarin.