Kusari vazhdon trendin e VV-së, ia ndryshon mbiemrin ministrit Selimi, ia zëvendëson me një emër qyteti kinez

Tashmë është bërë praktikë e VV’së që t’u vënë emra të ndryshëm qeveritarëve, si “Kryeministri Koti”, e njëjtë siç duket ka filluar edhe deputetja Mimoza Kusari-Lila.

Kjo e fundit, teksa po fliste në foltoren e Kuvendit, u dëgjua duke i thënë ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi si “Selim Shenzeni”, emër ky i qytetit kinez, pra Shenzen.

Kusari ndër të tjera ka kritikuar marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në SHBA.

Ajo ka thënë se pushtetarët po i nëdrrojnë qendrimet që i kishin dikur.