Reagim

Kusari: Presidentja më ka zhgënjyer në dy raste të mediave

“Tepër e zhgënjyeme me presidenten, ajo e ka aprovu sulmin ndaj Valon Syles”, Kusari flet për qasjen e Vjosa Osmanit ndaj mediave.

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka folur për qasjen që Vjosa Osmani presidente e Kosovës, ka pasur ndaj mediave në disa raste.

Kusari në emisionin Frontal ka thënë se është e zhgënjyer me të paren e shtetit për mënyrën se si po trajtohen rastet që kanë të bëjnë me sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve.

“Tepër e zhgënjyme me presidenten. Kur ka ardhur në pushtet e kam vlerësu Presidenten, se ajo është juriste, e njeh mirë ligjin, është oratore, e zgjuar në përfaqësim zyrtar, sidomos në përfaqësim ndërkombëtar është dicka që kam qenë krenare”, ka thënë juristja Kusari.

Kjo e fundi ka përmendur dy momente kur ka përjetuar zhgënjimin me Osmanin.

“Janë dy situata që me kanë zhgënjy me reagimet e saj; njëra ka qenë kur është sulmu Valon Syla. Valoni e ka kritiku presidenten në vazhdimësi. Kritika e Valonit herë ka qenë e drejtë herë jo; shpesh herë në nivel personal për çka nuk pajtohem. Por kjo nuk është arsye që mos me reagu. Heshtja është aprovim dhe ajo e ka aprovu sulmin ndaj Valon Syles”, ka thënë Kusari në Frontal të enjten.

Kurse rasti i dytë, është situata me Klan Kosovën.

“E dyta është reagimi që tash e bëri (për Klan Kosovën). Ishte reagim pa reagim, nuk thotë asgjë. Këtë e bëri pasi reaguan shtet e QUINT-it. Të reagojnë shtetet e QUINT-it, para presidentes, kjo flet vetë. Dhe QUINT-i e vlerësoi vendimin, tha: joproporcional tha nuk ështe në rregull. Kjo nuk e vlerësoi, nuk tha asgjë”, tha Kusari.