Juristja e mediave Flutura Kusari e ka quajtur intervistë të pasinqertë, dashakeqëse dhe fyerse për publikun, intervistën e zëvendësdrejtorit të RTK-së Adi Krasta, transmetuar në RTK.
Kusari ka thënë se “Intervista e Adi Krastes konfirmoi që Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë shlirë në RTK përmes Adit dhe anëtarëve të mbetur të bordit. Mirë qe u konfirmua zyrtarisht. Megjithatë, ai dhe bordi nuk do ta kenë të lehtë sepse ka shumë në RTK që nuk i nënshtrohen as atij e as VV-së. “.







