Kusari-Lila: Zemaj i pakualifikuar, Qeveria të shkoj në shtëpi

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar Qeverinë Hoti dhe ministrin Armend Zemaj, për keqmenaxhim me pandeminë Covid-19.

Ajo ka thënë se derisa gjatë kohës së Qeverisë Kurti, Kosova radhitej në listën e vendeve që po menaxhonin mirë me pandeminë, ajo tani është në listën e zezë.

“Janë deputetët e këtij koalicioni që me 25 mars rrëzuan një qeveri me një arsyetim. Arsyeja ishte rrezikimi i raporteve me SHBA-në. Gjashtë muaj e gjysmë pas, ne jemi me numra alarmant të vdekjeve dhe infeksioneve”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila, po ashtu ka kritikuar ministrin Armen Zemaj, i cili u larguar mëherët nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ai nuk është i kualifikuar për shëndetësinë.

“Arsyeja që zoti Zemaj është larguar, është se ka dal me policinë, sepse po ofrohet ora 19:00, e ju ka bë praktikë me e bo kryepolicin e nganjëherë ministrin e Drejtësisë, përveç ministrin e Shëndetësi edhe nuk e dinë edhe nuk e ka kualifikim ta bëjë”, ka shtuar ajo.