Sot në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për projekt rezolutën e anulimit të vendimit për shtrejntimin e energjisë, e propozuar nga opozita.

Natyrisht, në lidhje me këtë situatë, para Kuvendit të Kosovës doli të flasë edhe shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, e cila që në fillim, nuk e aprovoi edhe shumë një diskutim të tillë.

“Sot do të kishim pasur mundësinë të diskutonim për vijëmsinë e vitit të fundit të legjislaturës së tetë, dhe të sigurohemi për kurorëzimin pozitiv të punës së kësaj legjislature.” – tha ajo.

Këtu i reagoi dikush nga deputetët, duke iu drejtuar me: “Shih, shih”.

Tutje, Kusari-Lila konsideroi se kjo rezolutë nuk është serioze dhe nuk i kontribuon zgjidhjes.

“Rezoluta nuk është serioze, nuk kontribuon në zgjidhje. Seanca të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë, komisione hetimore, në vazhdimësi keni abstenuar në votime me mospjesmarrje në zhvillimin e politikave. Sfidat shumëvjeçare të këtij sektori janë edhe përgjegjesi e juaja.” – u shpreh ajo.