Kusari-Lila: Thaçi e ka futur vetën në gropë dhe po vazhdon ta groposë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës vazhdon të kritikon qasjen e presidentit Hashim Thaçi për dialogun me Serbinë.
Ajo është kundër korrigjimit të kufijve.

Thotë se Thaçi e ka futur vendin në gropë por shpreson që kjo të mos vlejë për gjithë të ardhmen e vendit.

“Jo vetëm që e ka futur vetën në gropë por po vazhdon me groposë. Uroj që kjo të jetë gropë vetëm për të dhe jo për vendin’, tha Kusari-Lila në Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila thotë se janë për platformë për dialogun me Serbinë ose në të kundërtën vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

“Ose platformë për dialog ose zgjedhje të parakohshme’, shton ajo.