Kusari-Lila takohet me ambasadorin e Kanadasë në Kosovë

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila është takuar me ambasadorin e Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman.

Ajo thotë se Kanada ka qenë dhe mbetet mbështetëse e madhe e vendit dhe demokracisë tonë.

“Diskutim i shkëlqyeshëm dhe shkëmbim mendimesh për tema dhe fusha të shumta të bashkëpunimit ndërmjet Kanadës dhe Kosovës me Ambasadorin e akredituar në Kosovë, z. Alan Bowman. Kanada ka qenë dhe mbetet mbështetëse e madhe e vendit dhe demokracisë tonë, ndërsa ne kemi shumë për të mësuar nga përvoja dhe politikat e progresive të Kanadës”, ka shkruar ajo.