Kusari-Lila: Rinumërimi i votave po sjell dyshime për rezultatin

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e zgjedhur në zgjedhjet e 6 tetorit, Mimoza Kusari-Lila, ka vlerësuar se zgjatja e procesit zgjedhor është duke dëmtuar kredibilitetin e këtyre zgjedhjeve.

Ajo ka thënë për “Epoka e Re” se rinumërimi i votave po sjell dyshime dhe skepticizëm për rezultatin që mund të pasojë nga ky proces.

Megjithatë, Kusari-Lila ka deklaruar se Alternativa është që asnjë vote të mos i humbet vlera.

Ajo ka lavdëruar procesin e bisedimeve në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se për herë të parë po ndodh një diskutim serioz për formimin e një koalicioni qeverisës.