Kusari-Lila në konferencë pa Ilir Dedën: Të caktohet data e zgjedhjeve, Qeveria po keqpërdor buxhetin

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila po kërkon që të caktohet data e zgjedhjeve.

Sipas saj, Qeveri ka keqpërdorur buxhetin e shtetit me vendimet e saj dhe nuk po punon për interesin e qytetarëve po vetëm për punësime partiake.

Në këtë konferencë ku Alternativa ka treguar qëndrimin për zhvillimet politike në vend nuk ka marrë fare pjesë deputeti Ilir Deda, i cili është një prej themeluesve të kësaj partie.

Rrëzimin e Qeverisë Haradinaj po e kërkojnë edhe partitë tjera opozitare, VV, LDK e PSD. Megjithatë deri tani ata deklarojnë se nuk i kanë 61 vota për ta kaluar mocionin.

NISMA e Fatmir Limajt është shprehur e gatshme të bisedojë për rrëzimin e Qeverisë, ndërsa i vetmi që ka dalë hapur dhe ka thënë se do ta jap votën e tij është deputeti Milaim Zeka.

Haradinaj teksa ka folur për rrëzimin e tij, ka thënë se vetëm le t’i bëjnë 61 vota, sepse do ta shpëtonin nëse e rrëzojnë.

loading…