Kusari-Lila: Marrëveshja e Uashingtonit, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Avdullah Hoti pas marrëveshjes së nënshkruar sot me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Kusari-Lila ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se është “e rrezikshme, kritike” sidomos pika e marrëveshjes që parasheh moratorium njëvjeçar nga Kosova për kërkim të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Sipas Kusari-Lilës, një gjë e tillë është “në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”.

Ajo ka vlerësuar se me këtë marrëveshje “Kosova e vendos në moratorium për një vjet ushtrimin e sovranitetit të vet”.