Mimoza Kusari-Lila

Kusari-Lila: Kriza me rrymën nuk ka ndodhur shkaku i ministres Rizvanolli

Kosova është duke u përballur me krizë energjetike dhe çmimi nga importi është shtrenjtuar shumë.

Për këtë situatë, në “Context” ka folur shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo është përgjigjur pyetjes se kjo krizë a është për fajin e ministres Rizvanolli apo do t’i kishte ndodhur edhe një ministri tjetër.

“Kriza nuk ka ndodhur për shkak të ministres, kriza ka ndodhur për shkak të devijimit të gazit në bursën botërore dhe ndikimet e jashtme të cilat janë reflektuar më së voni në Kosovë”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka zbuluar situatën në shtetet e rajonit, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kishin shpallur më herët krizën.

“Shqipëria e ka shpallur krizën energjetike para dy muaj e gjysmë, Maqedonia pak javë pas Shqipërisë. Në Kosovë ka ardhur më së voni për arsye se Kosova ka qenë më së paku e ndikuar nga çmimi i gazit në raport me konsumin”, tha Kusari-Lila në Context.