Mimoza Kusari-Lila

Kusari-Lila i gëzohet lajmit për avancimin e statusit të Kosovës në AP të NATO-s

Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pasi Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në një postim në Facebook, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes tha se ky është hap i rëndësishëm në avancimin e vendit tonë drejt anëtarësimit në aleancën më të fuqishme në botë – NATO.

“Konfirmohet ngritja e statusit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në anëtar i asociuar në Asamblenë Parlamemtare të NATO-s, hap ky i rëndësishëm në avansimin e vendit tonë drejt anëtarësimit në aleancën më të fuqishme në botë, NATO”, ka shkruar Kusari-Lila.