Kusari-Lila flet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tregon nëse kanë diskutuar për seancë për presidentin

Shefja e grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit lidhur me thirrjen e seancës për votimin e presidentit.

Ajo tha se kjo çështje nuk ka qenë temë diskutimi në mbledhjen e sotme të kryesisë

Më tutje Lila tha se deri të premten pritet që të bëhet betimi i deputetëve të rinj.

Pas kësaj ajo deklaroi se do të thirret një seancë e jashtëzakonshme për votimin e presidentit.

“Hapi i parën është betimi i deputetëve të rinj. Sipas të gjitha gjasave të premten  në rendin e ditës do të jet edhe betimi i deputetëve të rinj dhe pastaj seanca për zgjedhjen e presidentit do të jetë seancë e jashtëzakonshme. Sot nuk ka qenë temë kjo çështje”, ka thënë Lila.