Kusari-Lila e sheh sovranitetin territorial si “pazar” faturash

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nëse Kosova nuk i paguan faturat e rrymës për katër komunat veriore, Serbia është e gatshme të fillojë të ofrojë energji për veriun.

Për këtë, ajo po thotë se Kosova ka paguar që të ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Ajo në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se rrjedha e situatës politike bëri që të zgjatet zotimi nga gjashtë në tetë muaj për kthim të stabilitetit në veri.