Kusari-Lila e pyet Haradinajn se kush e pagoi faturën e darkës me gastronomët në Deçan

U.d e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja, Mimoza Kusari-Lila tha se AAK-ja nuk e ka seriozisht iniciativën për të thirrur në interpelancë ministrin e Financave, Hekuran Murati për faljen e gjobave të pandemisë.

“Sikur ta kishte seriozisht AAK-ja këtë iniciativë do të thërriste debat parlamentar. Për këtë temë ata si grup parlamentar i kanë vetëm tetë minuta diskutim. Bazuar në numrin e deputëtve  që kanë. Në rrethana të tilla do të ishte më lehtë dy, tri deklarime jashtë rendit të ditës, pesë minuta në emër të grupit,. Tre minuta një deputet dhe e kishi trajtu”, deklaroi Mimoza Kusari-Lila

Sipas saj, AAK-ja nuk e ka trajtuar me seriozitet këtë temë. Deputetja e VV-së iu përgjigj Tahirit edhe për çështjen e agresivitetit të qeverisë të treguar për gastronominë.

“Serioziteti juaj nuk është treguar vetëm në mënyrën se si e keni trajtuar temën, se e lehtë është. Përveç se qasja për këtë format të diskutimit, për gjobat ndaj gastronomisë, është edhe përmbajtja e tekstit të interpelancës. Pasaktësi është që gastronomia nuk është mbyllur për 12 ditë por është kufizuar. Të mbyllura kanë qenë hoteleria, sallat e dasmave. Virusi ka qenë agresiv ndaj mbledhive, qeveria nuk ka qenë agresive ndaj gastronomisë”, ka thënë ajo.

Më tutje Kusari-Lila tha se AAK-ja është duke kërkuar që qeveria ta devijojë ligjin.

“Në rrethana normale që qasjes së opozitarimit, qeveria mbahet në llogari për moszbatim të ligjit e nuk thirret për të devijuar nga ligji. Me qenë një parti opozitare që i kërkon qeverisë që me e deviju ligjin nuk është një standard i duhur”, deklaroi më tutje ajo.

“Kemi një rënie të raste të vdekjeve në statistika javore për 97%. Kemi rënie javore të rasteve pozitive në 96%, kemi një rënie të rasteve aktive në 87%”, tha ajo.

Kurali-Lila ka përmendur edhe një takim në mes të Ramush Haradinajt dhe gastronomeve në një lokal në Deçan. Ajo i ka kërkuar llogari Haradinajt se kush e ka paguar faturën e asaj darke.

“Takimi ka ndodhë më 9 maj 25021, kur kanë qenë masat ende në fuqi. Edhe z.Haradinaj i ka publikuar fotografitë. Nuk ka as maska , as distancë, as asgjë, madje edhe faturën  e asaj darke po më intereson se a e kanë paguar gastronomet apo ia kanë lënë komunës s ë Deçanit, sepse edhe kryetari ishte aty”, ka thënë ajo