Besnik Tahiri

Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë

Teksa shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, po fliste në foltore për kontratat njëburimore, siç tha ai, e pengoi shefja e grupit parlamentar e VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Mimoza, kur dilni ju me folë, unë dalë në foltore dhe nuk iu lë të flisni hiç”, tha Tahiri.

“Jeni duke më penguar, mos u bëni të pasjellshëm, dëgjoni. Këtë detyrë duhet ta kryejë Glauku, jo unë”, ka vazhduar Tahiri.

Pas tij, edhe kryekuvendari bëri thirrje për qetësi.