Mimoza Kusari-Lila

Kusari-Lila: Dënimi maksimal është minimumi për vrasësit e grave

Shefja e grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas vrasjes se sotme në Pejë, ku burri qëlloi me armë për vdekje gruan.

Kusari-Lila ka thënë se dënimi maksimal është minimumi për vrasësit e tillë.

Ajo e ka parë situatën alarmante, ku sipas saj në vendin tonë ka një çrregullim të rëndë social.

“Numër alarmant i burrave në shoqëri po e konsiderojnë të drejtën absolute deri në vrasje, ndaj gruas dhe kjo kërkon trajtim serioz në të gjitha nivelet”, ka shkruar ajo mes tjerash në Facebook.

VIDEO BONUS: