Juristja e medias

Kusari: Jam e tronditur nga ajo çfarë ka bërë sot VV-ja me anëtarët e KPM-së

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku e Besim Muzaqi, kanë kërkuar shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Media, pasi, sipas tyre “KPM-ja rrezikoi sigurinë nacionale me kanalet serbe”.

Juristja e medias, Flutura Kusari thotë se ajo çfarë ka bërë sot Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend me anëtarët e Komisionit të Pavarur për media, është njëjtë sikurse të ftohen gjyqtarët dhe t’u këtkohet llogari për vendimet e tyre.

Sipas saj, ky është një sulm brutal i pavarsisë së një institucioni që sipas Kushtetës është i pavarur.

“Ajo cfare ka bere sot Levizja Vetevendosje ne Kuvend me anetaret e Komisionit te Pavarur per Media eshte njejte sikur me i ftu gjyqtaret dhe me iu kerku llogari per vendimet e tyre. Eshte sulm brutal i pavaresise se nje institucioni qe sipas Kushtetutes eshte i pavarur. E tronditur me përkeqësimin kaq te shpejte te lirise se medias ne Kosove. Por por por, shqetesimi im kryesor ka te beje me sigurine fizike te anetareve te KPM-se. Gjuha e perdorur nga ana e deputetve javen e kaluar dhe sot (ndonese sot gjuhe me e zbutur) eshte nxitje e dhunes ndaj anetareve. Shpresoj qe te mos iu ndodhe asgjë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Fillimisht, deputeti Isaku tha se KPM ka rrezikuar sigurinë nacionale kur ka vendosur të pezullojë vendimin për ndalimin e kanaleve të “Arenas”.

Duke cituar vendimin e KPM-së, Isaku, u shpreh se ndalimi i programeve serbe ishte bërë me qëllim që të mos cenohet siguria nacionale.

“Me të vërtetë është cenu siguria nacionale dhe interesi i përgjithshëm i Republikës së Kosovës. Sepse krejt dynjaja e di, krejt ky vend e di që është ataku siguria nacionale më 3 tetor. Edhe ju jeni kanë të bindur fuqishëm se është atakuar siguria dhe interesi i përgjithshëm në vend. Çka ndryshoi?”, ka pyetur ai

E deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Besim Muzaqi, tha se ende ka dyshime se si ndodhi që në mbledhjen e KPM-së hyri në rend ditë pezullimi i vendimit për kanalet e “Arenes”. Ai tha se pika e rendit të ditës ishte kontrabanduar dhe ishte pezulluar largimi i kanaleve serbe nga platformat e Republikës së Kosovës.

Muzaqi tha se KPM duhet të jetë e pavarur edhe nga ambasadat dhe shoqëria civile.

“Është mirë me kanë të pavarur edhe nga ambasadat kur ju shkruajnë, edhe nga shoqëria civile, edhe nga njerëzit që kanë interesa të caktuara. Krejt rrjedha e kësaj ngjarjeje po çon se ju të pavarur prej neve po… rasti është i rëndë sepse po flasim për një vendim që ia kthen mundësinë një operatori kanalet që kanë bërë glorifikim të terroristëve”, deklaroi Muzaqi.

Ndërsa kryetari i Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, tha se mesazhet e publikuara në kanalet serbe në platformat e Kosovës kanë cenuar sigurinë e përgjithshme dhe kanë dëmtuar interesin nacional.

Ai deklaroi se shfuqizimi i vendimit ishte marrë pas katër muajsh pasi kanë pasur edhe një letër nga “Arena”.

“Në fund jemi ballafaquar me kërkesa direkte nga ‘Arena’, me lutjen ‘aman rishqyrtojeni vendimin se po cenohet e drejta e një komuniteti të caktuar nga ngjarjet sportive’. Kemi mekanizma të rinj që garantojnë se mesazhe të tilla politike në kanalet sportive kurrë më nuk do të përsëriten. Jap siguri se në plotëni respektohen Rregulloret e KPM-së. Kjo letër i është dërguar edhe ambasadave në Kosovë”, tha Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. /EO/

BONUS VIDEO| Bali Muharremaj me fëmijët në Prekaz i këndojnë Adem Jasharit