Kusari i reagon Prokurorisë pasi sulmin ndaj Valon Sylës e kualifikoi si “lëndim i lehtë trupor”

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar ashpër pasi prokuroria e ka cilësuar si “lëndim të lehtë trupor” sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Ajo ka thënë se “këtu fillon dështimi i shtetit me i siguru gazetarët”.

“Prokuroria e paska cilesu sulmin ndaj Valonit si “lendim te lehte trupor”. Ketu fillon deshtimi i shtetit me i siguru gazetaret”, ka shkruar ajo.

Kusari ka thënë se sulmi fizik është sulmi gati më brutal ndaj gazetarëve dh shton se ky sulm nuk është lëndim i lehtë trupor.

“Djalit i ka shku gjaku lum neper trup prej lendimeve ne koke, i kam pa fotot, e kane qepe dhe keta e kualifikojne si lendim te lehte trupor. Sulmi fizik eshte sulmi gati me brutali ndaj gazetareve, me rende eshte vetem vrasja. Ky sulm nuk eshte lendim i lehte trupor. Nuk eshte! Turp per prokurorine. Turp.”, ka shkruar ajo.