Anëtari i LDK-së kërkon nga qytetarët sugjerime kë ta votojë për kryetar të partisë

Delegati i Kuvendit Qëndror të LDK-së Albert Kurtulaj nga Strellci i Deçanit do i takoj votuesit para 14 marsit ditës kur edhe pritet te mbahet Kuvendi.
Kurtulaj ne postimin e tij ne Facebook ka njoftuar se do marrë vendimin varësisht nga opinioni i qytetarëve dhe votuesve të LDK-së.

“Bashkëqytetarë të mijë të dashur,Rezultatit i dobët në zgjedhjet nacionale na obligon që të reflektojmë të gjithëve. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është në ditët e saja më të mira, ky rezultat nuk është i rastësishëm, i njëjti duhet të lexohet drejtë nga të gjithë ne. Zgjidhja e situatave të tilla bëhet me zgjedhje demokratike.

Gjatë javës që vjen, para kuvendit të 14 marsit, do takohemi së bashku, do ju dëgjoj secilin nga ju, do marrë vendime dhe do të veprojë sipas kërkesës tuaj. Zëri juaj i arsyeshëm duhet të dëgjohet, zërin tuaj të arsyeshëm do ta përcjellë me përpikëri në këtë kuvend, zëri juaj i arsyeshëm do të kumbojë dhe do të respektohet. Mirë u takofshim” ka shkruar Albert Kurtulaj, delegat ne Konventen Zgjedhore te LDK.