Lajmi i fundit

Kurtin nuk e përkrah as zëvendësja e tij në Prizren

VV në qendër ka zyrtarizuar edhe për një mandate kryetarin aktual të Prizrenit, Mytaher Haskuka por duket se ai nuk e kishte marrë bekimin e delegatëve të degës ku garon.

Këtë e ka pohuar edhe vet Haskuka në një intervistë duke thënë se Qendra e VV-së në Prizren ka bërë shkelje gjatë votimit për kandidatin për kryetar.

“Unë kam shkuar, kam votuar, për 2 minuta kam dalë jashtë dhe kam shkuar. Do të thotë nuk kam qëndruar as pesë minuta. Kanë qenë disa procedura që janë bërë shkekelje” ka thënë Haskuka.

Megjithatë, ai është shfaqur një ditë më herët me kryetarin e degës, Artan Abrashit përkrah kryeministrit Kurti duke lidhur disa marrëvshje para zgjedhore me parti të minoriteteve të Prizrenit, por aty mungojnë dy nga partitë kryesore, KDTP e turqëve dhe partia e Emilia Rexhepit.

Përkrahje në Prizren nuk i ka ofruar Kurtit pikërisht ministrja e tij, e cila ka vendosur të del me një kandidat të partisë së saj boshnjake.

Këto dy parti, megjithë pritjet e Haskukës, kanë vendosur që në zgjedhjet lokale të garojnë me kandidatët e tyre duke e hapur shumë garën për Prizrenin.

Haskuka në zgjedhjet e tetorit do të ballafaqohet me kundërkandidatët, Shaqir Totaj i PDK-së, Anton Quni nga LDK, Lulzim Kabashi nga AAK dhe Zafir Berisha nga NISMA.