Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti duket se ka zëvendësuar pretendentin shumë-vjecar për shef të diplomacisë kosovare, Veton Surroin, me dy figura të tjera publike.

Në ditën kur Kurti do ta marrë mandatin nga presidenti i vendit, ai përmes Facebookut ka listuar propozimet e tij për ministra, duke vendosur si zëvendëskryeministër Haki Abazin, ndërsa si ministër të jashtëm, profesorin nga Maqedonia e Veriut, Blerim Reka.

Ky veprim i Kurtit shuan ëndrrën e kahmotshme të Veton Surroit që të bëhet shef i diplomacisë kosovare, për cka edhe ka dhënë kontribut të vazhdueshëm përmes angazhimit dhe mbështetjes ndaj Kurtit nëpërmjet kompanisë së tij mediale, Grupit Koha.