Kryeminstri Albin Kurti, ka dhënë disa detaje të padëgjuara më herët për takimin e fundit me Aleksandar Vuçiq në Bruksel, në kuadër të dialogut.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jashari.

Sipas tij, ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.

Por Vuçiq, thotë Kurti, ka shkuar edhe më larg.

“Në takimin e 2 majit në Bruksel, kryeminsitri Kurti tha se Vuçiq i ka përmendur që Millan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”.

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë”, tha Kurit.

Postimi i plotë: