Kurti viziton familjet Xheladini dhe Dehari

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të dielën ka qëndruar në familjen e Shaban Xheladinit, ku djali i tij, Arbeni ishte vrarë në protestat e organizuar nga VV-ja në vitin 2007.

I shoqëruar nga Liburn Aliu, Kurti ka vizituar edhe Avni e Xhemile Dehari, prindërit e Arbnor e Astrit Dehari, të dy aktivistë të VV-së.

Astrit Dehari vdiq katër vite më parë në burgun e Prizrenit në rrethana ende të pasqaruara.

“Me Liburnin, te Shaban Xheladini dhe Avni e Xhemile Dehari. Në natën e tretë të Vitit të Ri 2021 i gëzohemi fitoreve e sukseseve që i kemi përpara, por edhe i kujtojmë me mall e dashuri Arbenin e Monin, Arbnorin e Astritin”, ka shkruar Kurti.