Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qëndruar sot në qytetin e Podujevës.

Ish-kryeministri aty bëri homazhe te varri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Më pas ai mori pjesë në mbledhje e kryesisë së degës së Vetëvendosjes në këtë qytet.

Aty u diskutua për situatën aktuale politike.

U diskutua edhe për peticionin me kërkesën e vetme “Duam zgjedhje”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Shpejtim Bulliqi.

Njoftimi i plotë: