Kurti viziton BIK-un, falënderon Tërnavën për kontributin e dhënë për shtetndërtimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Kurti ka thënë se është kënaqësi që të takoj myftiun Tërnava dy vite pas përballjes me pandeminë COVID-19.

“Urime Fitër Bajrami të gjithë besimtarëve. Ishte kënaqësi të takohem me myftiun pas dy vjetëve për shkak të pandemisë që na u bë e pamundur vizita në festat e mëparshme. Me lutjet më të mira që të pranohet agjërimi, uroj që të ketë paqe, gëzim e lumturi për të gjithë njerëzit”, tha Kurti.

Ai falënderoj BIK-un dhe myftiun Tërnava për kontributin e dhënë për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“E falënderoj BIK-un myftiun Tërnava për kontributin dhe rolin që kanë pasur për shoqërinë, shtetin e kombin, edhe pavarësinë dhe zhvillimin e shtetndërtimit të Kosovës”, tha Kurti.