Kurti vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti i shoqëruar edhe nga ministri i Financave dhe Transfereve në detyrë, Besnik Bislimi, vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së në Prishtinë.

Ai u prit nga ministri i Mbrojtjes në detyrë Anton Quni i shoqëruar nga zëvendës ministri i Mbrojtjes Enver Dugolli, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ud. sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes Faruk Geci dhe Shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj. /ballkani.info/