Kurti vazhdon të insistojë: Dialogu me Serbinë s’ka qenë as top një, dy e as top tre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka insistuar se dialogu me Serbinë nuk ka qenë në mesin e tri prioriteteve të Qeverisë së tij.

Kurti këto deklarime i ka bërë në dy-vjetorin e Qeverisë së tij, në televizionin publik. Sipas tij, prioritetet kryesore të Qeverisë ishin punësimi dhe drejtësia, shkruan Demokracia.com.

“Nuk mendoj që ka qenë i pari. Për dy vjet sa jemi në qeverisje, kemi ndërmarrë shumë aktivitete, veprime. Nuk them se e kemi neglizhuar dialogun me fqinjin tonë verior, mirëpo asnjëherë nuk ka qenë as top 1 as top 2, e shpeshherë as top 3, kur kemi parasysh se tri prioritetet e para ishin përveç punësimit dhe drejtësisë pandemia Covid-19, pastaj ishte kriza energjetike, pastaj inflacioni dhe detyra të ndryshme. Mirëpo, në të gjitha këto fronte kemi vepruar pa rezerva, me transparencë dhe krejt çka kemi mundur e ditur”, deklaroi shefi i ekzekutivit.

Para ardhjes së tij në pushtet, Kurti insistonte se dialogu me, siç i referohet ai, fqinjin verior është numër gjashtë a shtatë.

Kurti përgjatë qeverisjes ka insistuar në vazhdimësi se dialogu nuk është prioriteti numër një