Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar veteranët për nder të ditës së tyre.
“Urime Dita e Veteranëve të UÇK-së të gjithë luftëtarëve të paepur për lirinë e Kosovës!”, kështu ka shkruar Kurti në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Kurti ka kujtuar dhe nderuar familjen Jashari për rezistencën e tyre në Prekaz më 30 dhjetor 1991, ku përndryshe data 30 dhjetor është rrënjosur në histori si Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në kujtim dhe nderim të rezistencës së bijve të Shaban Jasharit në Prekaz më 30 dhjetor 1991, data 30 dhjetor është qarkuar në kalendarin historik si Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deri në qershor të vitit 1999 kur Kosova u çlirua nga Serbia pushtuese, më shumë se dy mijë njerëz ranë dëshmorë kurse shumëfishi i tyre luftuan nën emblemën e UÇK-së dhe me flamur kombëtar shqiptar për çlirimin e vendit tonë Kosovës”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
BONUS VIDEO: “Është Qeveri anti-UÇK” “Ai po i poshtëron”, Jashari e Haradinaj akuza Kurtit në Ditën e Veteranit







