Kryeministri i Kosovës

Kurti uron Turqinë në 100-vjetorin e themelimit të Republikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në pritjen për nder të 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti u shprehu urimet e tij më të përzemërta Presidentit të Turqisë, Erdogan dhe gjithë popullit të Turqisë.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, sipas njoftimit, Kurti u shpreh se dy vendet ndajnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm.

“Ky shkëmbim i thellë idesh, traditash dhe përvojash, përgjatë shumë brezave, vazhdon edhe sot të ushqejë marrëdhënien tonë, duke krijuar lidhje të pathyeshme miqësie”, ka thënë Kurti.