Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Donald Tuskun për emërimin e tij kryeministër të Polonisë.
Kurti ka thënë se Kosova mezi pret që t’i forcojë lidhjet me këtë vend, duke kontribuuar në fusha të rëndësishme, si ajo e sigurisë.
“Urime Kryeministrit Donald Tusk në emërimin e tij. Në një epokë sfiduese për demokracinë, të dëshmosh angazhimin aktiv të popullit polak është frymëzuese. Kosova mezi pret të forcojë lidhjet me Poloninë, duke kontribuar në sigurinë, rritjen dhe vlerat tona të përbashkëta evropiane”, shkroi ai.







