Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në kryeqytetin e Francës.
Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron, njofton Kryeministria.
Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit, si dhe do të marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors.
“Ndërkaq, sonte është i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit”- shkruan Zyra e Kryeministrit.
Dy ditë më parë, Kurti dështoi të formojë Qeverinë e re.
Për kanë votuar vetëm 56 deputetë, partitë e ish-opozitës kanë votuar kundër dhe katër vota kanë qenë abstenim.
Tash, presidentja Vjosa Osmani, brenda 10 ditësh do të vendos se kujt do t’ia jap mandatin për formimin e Qeverisë, sipas procedurës së njëjtë. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese është ende duke e trajtuar një ankesë të Listës Serbe në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, dhe ende është e paqartë nëse ky institucion do ta konsideroj të konstituar Kuvendin.
Që nga viti 2018, Forumi i Paqes në Paris është përpjekur të mbledh liderë për të diskutuar për diplomacinë, një botë në ndryshim, dhe të punojë drejt një qeverisjeje më të mirë globale të të mirave publike – dhe misioni i tij është më i rëndësishëm se kurrë këtë vit, me edicionin e tij të 8-të, në Palais de Chaillot më 29-30 tetor nën temën “Koalicione të Reja për Paqen, Njerëzit dhe Planetin”.
Udhëheqës nga qeveria, organizatat ndërkombëtare, biznesi, shoqëria civile dhe akademia, që përfaqësojnë si Veriun Global ashtu edhe Jugun Global, do të dalin në skenë për të debatuar dhe për të avancuar zgjidhjet për sfidat më urgjente të sotme.







