Kurti udhëton në Estoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të kthehet në Kosovë as pasi qëndroi për disa ditë në Francë, Austri e Gjermani.

Pas këtyre tri shteteve, Kurti do të vizitojë Estoninë.

Kjo u bë me dije nga zyra e kryeministrit me anë të një komunikate për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Estoni. Nesër do të pritet në takim nga Kryeministrja e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas, dhe do të ketë takime me përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror”, u tha në njoftim. /Lajmi.net/