Kryeministri i Kosovës

Kurti “udhëton me tren”, provon rihapjen e linjës Hani i Elezit – Fushë Kosovë: Çast vendimtar për hekurudhën

Sot është mbajtur ceremonia e përurimit të tuneleve 6 dhe 7 dhe rihapja e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe shumë figura tjera publike, të cilët udhëtuan për pak minuta me tren për të provuar rihapjen e linjës Hani i Elezit – Fushë Kosovë.

Kurti gjatë fjalës së tij u shpreh se sot është një çast vendimtar për hekurudhën.

“Sot po e shënojmë një çast vendimtar për hekurudhën në Kosovë. Sot po përurojmë rindërtimin e linjës 10 që bën lidhjen e Hanit të Elezit dhe Fushë Kosovës. Po hapim dy tunele, njëri me gjatësi 262 metra dhe tjetri me gjatësi 122 metra, që kanë qenë të shembur tërësisht”, tha ai.