Kurti ua shtron një pyetje Krasniqit e Abdixhikut: A me koordinim a pakoordinim me i arrestu kriminelët në veri?

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, u është përgjigjur kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilët e pyetën Kurtin se pse nuk po i arreston kriminelët meqenëse ua di emrat.

Kurti tha se tashmë ka filluar t’i arrestojë kriminelët.

“Ne kemi filluar t’i arrestojmë dhe unë në fjalimin tim i përmenda edhe emrat e atyre që janë të arrestuar.” – deklaroi Kurti.

Tutje, Kurti ua shtroi edhe një pyetje Krasniqit e Abdixhikut.

“Unë ju falënderoj për këtë thirrje që ma bëtë që të arrestohen këta kriminelë. Por unë e kam një pyetje për juve, arrestimi i këtyre kriminelëve a me koordinim apo pakoordinim?” – ishte pyetja e Kurtit që ngjalli të qeshura në Kuvendin e Kosovës.