Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka goditur sërish sistemin gjyqësor të Kosovës në një intervistë për A2CNN, dukë thënë se “është për të ardhur keq që as drejtësia në Kosovë nuk i ka dhënë rezultatet e pritura prej nesh”.

Sipas tij, “ka shumë vend e urgjencë që Prokuroria dhe gjyqësori të jenë më të shpejt”.

“Jemi vonë, jo tepër vonë, faktorët ndërkombëtarët kanë qenë të suksesshëm më 1999 kur hynë NATO me trupa, shqiptarët u kthyen në vatrat. Ky ishte kalkulimi i gabuar i Milloshevqiti që besonte që pas Patkoit do të bënte që ata të mos kthehen asnjëherë.

Por, kur u desh të kalohet nga faza humanitare, as UNMIK-u as EULEX-i nuk dhanë rezutate. Është për të ardhur keq që as drejtësia në Kosovë nuk i ka dhënë rezultatet e pritura prej nesh; në fund të muajit maj u bënë 5 vite që kur e mundësuan gjykimin dhe dënimin në mungesë të kriminelëve të Serbisë, mirëpo në gishta të duarve mund të numërohet rastet. Numri më i madh i masakrave nuk e kanë as nga një të gjykuar, dënuar, akuzuar. Ka shumë vend e urgjencë që Prokuroria dhe gjyqësori të jenë më të shpejt, aktivë, zellshëm e efikas, sepse dëshmnitarët po ndërrojnë jetë”, tha ai.